“Trafiku Urban” ka dalë me një njoftim që nga pagesa janë liruar disa kategori që kanë nevojë më shumë, duke përfshi këtu edhe veteranët, dëshmorët dhe nxënësit, e këtë e vlerëson si të duhur Kryeshefi i Trafikut Urban, Qendrim Vitija i cili gjatë intervistës për Ekonomia Online ka thënë se këto kategori janë edhe përdoruesit më të shpeshtë të trafikut publik.
Sipas tij për disa kategori ky vendim është marrë si një akt përkrahjeje siç janë stafi i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe stafi shëndetësor.
“Ne e publikuam edhe lirimin në pagesa, në transportin publik janë gjithsej 15 kategori, të cilat kanë qenë të liruara nga pagesa për shkak të ligjit në disa kategori të caktuara, ndërsa në vjeshtën e vitit 2025, kryetari Përparim Rama ka mendu që kësaj liste t’i shtohen disa kategori tjera. Janë kryesisht kategori që kanë pernime nevojë të lirohen nga pagesat, duke filluar nga nxënësit, studentët, penisonistët, për organizatat e dala nga lufta, veteranët dhe dëshmorët, e gjithashtu janë të liruar edhe stafi administrativ të komunës së Prishtinës, stafi i Drejtorisë së Shëndetësisë që përfshin Qendrat Klinike Familjare dhe janë stafi i Drejtorisë së Arsimit që përfshin arsimtarët dhe stafin arsimor në Drejtorinë e Arsimit, s’domethënë që kanë nevojë për me i liru mirëpo si akt përkrahjeje për punën që e bëjnë edhe janë realisht kategori që e përdorin më së shpeshti trafikun urban”, thotë Vitija.
Vitija thotë se duhet gjithsesi përdorimi i kuletës digjitale për t’u identifikuar këto kategori.
“Kuleta digjitale është hapi i parë drejt digjitalizimit të procesit të biletimit të trafikut urban në transportin publik. Ne përmes kuletës digjitale nga data 1 mars i kemi obligu që të gjitha kategoritë të liruara të përdorin kuletën digjitale në mënyrë që të përfitojnë nga lirimi i pagesës, mirëpo në ato raste për të përdorur biletën digjitale duhet një paisje një telefon, duhet të shkarkojnë një aplikacion dhe të ngarkojnë dëshmitë e nevojshme në mënyrë qe të përfitojnë nga lirimi nga pagesa. Për të gjithë qytetarët që nuk kanë telefon ne e kemi të mundur që përmes një linku të aplikojnë dikush tjetër, për atë qytetarë që nuk ka telefon edhe të furnizohet me kartelë që është e barazvlefshme me kuletën digjitale”, tha i pari i Trafikut Urban.
E Visar Ballofci i cili është edhe ish veteran i UÇK-së e mirëpret vendimin për lirimin e pagesave dhe thotë se ia ka ndihmuar shumë për fëmijët.
“Kjo çështja e kuletës digjitale është shumë e saktë, faleminderit prej kryetarit që e ka mendu këtë kuletën digjitale se ua lehtësuar shumë qytetarëve sidomos tash këto shtrenjtimeve që janë bërë me të madhe rreth çështjes së çmimeve atëherë kanë vepru në mënyrë të drejtë, faleminderit si kryetar atyre iu kanë mundësu shumë lehtë dhe është shumë e thjeshtë për me apliku në kuletë digjitale”, tha Ballofci
“Unë jam në atë kategorinë e veteranëve edhe të përndjekurit e luftës, unë ashtu kështu jam me ligj i liruar prej kësaj pagese dhe tjerët sidomos rinisë edhe këtyre të shkollave të mesme dhe fillore, edhe fëmijët ma kanë lehtësu mua si prind, në atë kuptimin që duhej që çdo muaj me ua bërë pagesën”, tha ai.
Për moshat më të shtyra është pak më e vështirë se e-kosova e ka një ngarkesë shumë të madhe me këtë formën, ka dikush që ka pritje, duhet me pritë deri sa të kyçet në kuletën digjitale.



