spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
15:02
HomeKosovaBehrami: Askush s’e meriton postin e presidentit më shumë se Hashim Thaçi

Behrami: Askush s’e meriton postin e presidentit më shumë se Hashim Thaçi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka deklaruar se askush s’e meriton postin e presidentit më shumë se Hashim Thaçi.

Behrami tha se kthimi i Thaçit në postin e shefit të shtetit, sipas tij, do të përmirësonte një padrejtësi që i është bërë atij, dhe vetë Kosovës.

- Advertisement -

“Nëse flasim për merita, unë mendoj se asnjë personalitet në Republikën e Kosovës nuk e meriton më shumë me u kthy në Zyrën e Presidentit, sesa presidenti Hashim Thaçi, sepse mënyra sesi e ka lënë atë zyrë, është një mënyrë e paprecedent, ku një president legjitim është dashtë me dhënë dorëheqje dhe me u ballafaqu me një proces totalisht politike, dhe unë mendoj që kthimi i tij në atë ulëse do të ishte edhe një përmirësim i një padrejtësie politike, të cilën e ka përjetuar jo vetëm ai, por e tërë Republika e Kosovës”, u shpreh Behrami në Klan Kosova.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat