spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
15:10
HomeKosovaMaqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutuan për anëtarësimin e Kosovës...

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në aleancë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim U.D., shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Blanca Hereza.

Përmes një njoftimi në Facebook, Maqedonci tha se Herezën e njoftoi për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe planet për të ardhmen.

- Advertisement -

“Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë ngushtë me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdoj edhe më fuqishëm të jap kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, shtoi ai tutje në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat