spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
16:40
HomeKulturëImazhe të ikonave të Beratit në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë

Imazhe të ikonave të Beratit në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në vazhdën e aktiviteteve të mbajtura me rastin e 40-vjetorit të Muzeut Kombëtar Ikonografik “Onufri”, në qytetin e Vlorës u çel një ekspozitë fotografike.

Ekspozita u vendos në mjediset e Muzeu të Pavarësisë, me fotografi të përzgjedhura nga koleksionet dhe hapësirat e muzeut të Beratit. Ekspozita paraqet përmes fotografisë, ikonat më përfaqësuese të fondit të muzeut, detaje nga ambientet historike ku ruhen dhe elemente nga tradita e pasur e ikonografisë shqiptare, duke i ofruar publikut një udhëtim vizual në historinë dhe estetikën e këtij koleksioni të jashtëzakonshëm.

- Advertisement -

Muzeu “Onufri” tha se, përzgjedhja e Muzeut të Pavarësisë ka një domethënie të veçantë, pasi Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është një nga institucionet muzeore më të vizituara në Shqipëri, me një frekuentim të lartë nga vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.

Përmes kësaj ekspozite synohet jo vetëm përkujtimi i katër dekadave të veprimtarisë së Muzeut “Onufri”, por edhe promovimi i vlerave të tij në hapësira të tjera muzeore të vendit, duke afruar publikun më gjerësisht me një nga thesaret më të rëndësishme të artit ikonografik shqiptar. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat