spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
19:52
HomeKosovaSulmi kibernetik në sistemin e IT në Kuvend, reagon Autoriteti Kombëtar për...

Sulmi kibernetik në sistemin e IT në Kuvend, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik me të cilin u përball këtë të martë administrata e Kuvendit në sistemin IT.

Në reagim njoftohet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike.

- Advertisement -

“Gjatë ditës së sotme është raportuar një sulm kibernetik që lidhet me postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë. Informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimit teknik”, thuhet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat