-
Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka publikuar në rrjetin social “X” disa fotografi të papara më herët të ish-presidentit Hashim Thaçi, të realizuara nga fotografi Christopher Morris.
-
Fotografitë dokumentojnë kthimin e Thaçit në Kosovë në fillim të verës së vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës dhe sukseseve diplomatike në Rambuje.
- Advertisement - -
Mes pamjeve spikat takimi i Thaçit me ish-Sekretarin e Jashtëm britanik, Robin Cook, një figurë kyçe e diplomacisë që mbështeti çlirimin e Kosovës.
-
Selimi e ka mbyllur postimin me një deklaratë të fortë politike, duke e lidhur figurën e “fitimtarit” të vitit ’99 me pritshmëritë për procesin gjyqësor që Thaçi po përballon aktualisht në Gjykatën Speciale.



