spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
00:21
HomeSiguriaPoliciaGjesti arrestohet në Prishtinë, dyshohet për armëmbajtje dhe kanosje

Gjesti arrestohet në Prishtinë, dyshohet për armëmbajtje dhe kanosje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Reperi i njohur pejan, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, është arrestuar sot në Prishtinë.

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimet për posedim të armës pa leje.

- Advertisement -

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Konfirmimi i plotë i policisë:

- Advertisement -

Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arrestimi dhe ndalimi i Gjestit, Prokuroria jep detaje

Po ashtu, edhe Sistemi Prokurorial ka dhënë detaje për arrestimin e këngëtarit “Gjesti”.

Këngëtari dyshohet për veprat ’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. si dhe për kanosje.

Ai është ndaluar për 48 orë, ka njoftuar Prokuroria, të mërkurën.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria në Prishtinë ndalon këngëtarin Gjesti për disa vepra penale

Prishtinë, 11 Mars 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për  48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.

Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti.

Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast.

Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, brenda afatave ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat