spot_img
E premte, 13 Mars, 2026
00:14
HomeKulturëPërmbyllet faza e inventarizimit të kullave në 4 qarqe të veriut

Përmbyllet faza e inventarizimit të kullave në 4 qarqe të veriut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kullat e Veriut po dokumentohen për herë të parë në një hartë të përbashkët digjitale, si pjesë e procesit për hartimin e Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit tha se, u përmbyll faza e rëndësishme e procesit të inventarizimit, pas një pune disamujore në terren, organizimit të seminareve rajonale dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetet lokale.

- Advertisement -

Nga 13 bashki të 4 qarqeve janë bërë 450 aplikime, duke krijuar kështu hartën digjitale të kullave.

“Ky proces përbën një hap të parë drejt ndërtimit të një qasjeje të qëndrueshme për rijetëzimin e kullave, duke i lidhur ato me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit rural dhe fuqizimin e komuniteteve lokale”, shpjegon MTKS.

- Advertisement -

Rezultatet e kësaj faze do të analizohen më tej dhe do të shërbejnë si bazë për hartimin e Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat