spot_img
E premte, 13 Mars, 2026
00:30
HomeKulturë34 vjet pa shkrimtarin dhe albanologun e shquar Martin Camaj

34 vjet pa shkrimtarin dhe albanologun e shquar Martin Camaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 12 mars të vitit 1992 ndërroi jetë në Mynih, Martin Camaj.

Martin Camaj është autori më i shquar postmodernist i letërsisë shqipe, studiues dhe gjuhëtar i njohur që të gjithë jetën e kaloi në emigrim. Ai ka drejtuar katedrën e Albanologjisë në Mynih.

- Advertisement -

Martin Camaj lindi më 21.7.1925 në Temal të Mbishkodrës. Në Shkodër ka qenë nxënës i shkollës së jezuitëve italianë, Collegium Xaverianum. Pas shkollimit punoi mësues në fshatrat malore. Camaj mori pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë dhe pas një kohe ishte i detyruar të jetonte në ilegalitet derisa ia arriti me arratisej në Jugosllavinë fqinje.

Prej 1949 deri më 1955 studioi për sllavistikë, romanistikë dhe albanologji në Beograd. Filloi të punonte disertacionin mbi Buzukun. Me ndihmën e ish mësuesve italianë u shpërngul në vitin 1956 në Romë ku e mbaroi, në vitin 1960, disertacionin. Prej vitit 1961 punoi pedagog albanologjie në universitetin e Mynihut; prej vitit 1971 deri në vitin 1990 si titullar i katedrës së albanologjisë të cilën ai e kishte themeluar.

- Advertisement -

Martin Camaj ka shkruar poezi, prozë dhe punime shkencore mbi shqipen dhe dialektologjinë shqiptare.

Dy vëllimet e para poetike e kanë parë dritën e botimit qysh në Beograd. Vepra letrare e Martin Camajt përfshin gjithsej nëntë vëllime poetike, tre romane dhe një vëllim me novela. Poezia e Martin Camajt u përkthye në gjuhët italiane, angleze dhe gjermane.

Martin Camajt iu dha, post mortem, nderimi më i lartë letrar i Republikës së Shqipërisë, “Penda e Artë”. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat