spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
22:30
HomeKosovaGashi: Ideja mbi të cilën është ndërtuar Kosova është kompromisi, e jo...

Gashi: Ideja mbi të cilën është ndërtuar Kosova është kompromisi, e jo dominimi politik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se kriza institucionale në Kosovë nuk është vetëm politike apo kushtetuese, por lidhet me mungesën e kulturës së kompromisit.

“Ideja mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës nuk është ide e dominimit politik, por ide e kompromisit”, ka shkruar Gashi në një reagim publik.

- Advertisement -

Ai thekson se edhe vetë pavarësia e vendit është rezultat i një kompromisi historik, duke iu referuar vizionit të Ibrahim Rugova.

Sipas tij, kjo filozofi është reflektuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.

- Advertisement -

“Kushtetuta e Kosovës është ndër dokumentet më gjithëpërfshirëse në Evropë për mbrojtjen e komuniteteve dhe balancat institucionale”, ka theksuar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat