Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka nënshkruar peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë.
Përmes në njoftimi në “Facebook”, Haradinaj tha me besim të plotë se kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës të drejtë çlirimtare.

“Sot nënshkrova peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë. Besojmë se edhe kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës sonë të drejtë çlirimtare. Rroftë UÇK-ja!”, ka shkruar Haradinaj.



