spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeLajmeShqiptari vret ish-bashkëshorten në sy të tre fëmijëve të mitur

Shqiptari vret ish-bashkëshorten në sy të tre fëmijëve të mitur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë.

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-bashkëshorten e tij në sy të tre fëmijëve të mitur.

- Advertisement -

Mediat gjermane raportojnë se mbrëmjen e së hënës 33-vjeçari shqiptar ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe e ka goditur disa herë me thikë.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ekipit të emergjencës të cilët u njoftuann nga fqinjët, 30-vjeçarja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

E gjitha ngjarja ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të moshës 3,4 dhe 6 vjeç.

Autori i krimit ka tentuar të arratiset drejt Maqedonisë së Veriut pas ngjarjes, por është arrestuar nga forcat e policisë në afërsi të Würzburg.

Mediat raportojnë gjithashtu se 33-vjeçari njohej për dhunë e vazhdueshme në familje, ish-bashkëshortja e tij kishte marrë dhe urdhër mbrojtjeje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat