spot_img
E premte, 13 Mars, 2026
21:43
HomeKosovaOsmani takohet me ambasadorin italian, biseduan për zhvillimet politike

Osmani takohet me ambasadorin italian, biseduan për zhvillimet politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë qenë temë e takimit mes presidentes Vjosa Osmani dhe diplomatit italian, Maurizio Antonini, gjatë takimit që kanë pasur në Presidencë.

Përveç kësaj, thuhet se të dy bashkë, presidentja e ambasadori italian kanë diskutuar edhe për aspekte në ndryshme të bashkëpunimit mes shteteve.

- Advertisement -

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Italisë”, thuhet në njoftim.

Presidenca thotë se, Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat