Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–3 metra në sekondë.
Edhe të dielën më 15 mars pritet mot kryesisht me diell, me temperatura minimale nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.



