spot_img
E shtunë, 14 Mars, 2026
14:35
HomeKulturëDita e Verës festohet në Tiranë me dhjetëra aktivitete dhe panaire artizanale

Dita e Verës festohet në Tiranë me dhjetëra aktivitete dhe panaire artizanale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeqyteti është përfshirë sot nga atmosfera festive e Ditës së Verës, ku dhjetëra aktivitete kulturore, artistike dhe argëtuese po zhvillohen në zona të ndryshme të qytetit.

Që prej orëve të para të mëngjesit, mijëra qytetarë dhe vizitorë kanë dalë në sheshe dhe rrugë për të shijuar festimet dhe aktivitetet e organizuara nga bashkia e Tiranës, të cilat përfshijnë rreth 50 aktivitete të dedikuara për të gjitha grupmoshat.

- Advertisement -

Në fillim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është vendosur një ekran i madh ku prezantohen aktivitete që fokusohen te tradita shqiptare, përfshirë muzikën dhe veshjet popullore.

Po ashtu, përgjatë bulevardit dhe në zona të tjera të qytetit janë ngritur stenda panairi me produkte artizanale dhe gatime tradicionale.

- Advertisement -

Programi i aktiviteteve përfshin koncerte muzikore, performanca nga DJ, aktivitete sportive dhe hapësira argëtimi për fëmijët dhe familjet. Ndërkohë, në mbrëmje, pas orës 19:00, në zonën e Bllokut do të zhvillohen aktivitete me muzikë elektronike.

Për shkak të festimeve dhe aktiviteteve të shumta, në disa akse kryesore të kryeqytetit është kufizuar qarkullimi i automjeteve, sipas planit të masave të njoftuara nga Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës.

Sipas këtij plani, nga mbrëmja e 13 marsit, ora 22:00, deri sot në orën 18:00, qarkullimi është kufizuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ish-Hotel “Dajti”, në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali”, kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi” dhe deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”.

Dita e Verës është një nga festat më të njohura tradicionale shqiptare dhe festohet çdo vit më 14 mars, me aktivitete që simbolizojnë ardhjen e pranverës dhe ripërtëritjen e natyrës. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat