spot_img
E hënë, 16 Mars, 2026
21:49
HomeKosovaALARMUESE / Një i vdekur dhe një i plagosur pas të shtënave...

ALARMUESE / Një i vdekur dhe një i plagosur pas të shtënave në Gjakovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë, Shermet Elezi.

- Advertisement -

“Sot rreth orës 05:30, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, ku dy persona meshkuj të moshës madhore janë qëlluar. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë që është konstatuar nga ekipi mjekësor. Ndërkaq, personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezi.

Ai ka thënë s njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili gjithashtu ka dalë në vendngjarje.

- Advertisement -

Aktualisht, autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat