spot_img
E martë, 17 Mars, 2026
00:20
HomeKosovaNgërçi për presidentin, Gërvalla: Përgjegjëse është opozita

Ngërçi për presidentin, Gërvalla: Përgjegjëse është opozita

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se përgjegjësia për bllokadën rreth zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit është e qartë, tek ata që, sipas saj, atë natë nuk ishin në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Pas muajve e muajve me radhë në vitin 2025 ku u bë një teatër i jashtëzakonshëm dhe një bllokadë fillimisht me zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit e më pas me mos zgjedhjen e Qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje, me rezultat të qartë për koalicionin tonë dhe me mesazh të qartë për partitë opozitare. Nuk kam dashur të besoj në asnjë moment që një situatë e tillë mund të na përsëritet. Por, ja që ndodhemi tani në këtë situatë ku përsëri Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë se si ecin proceset përpara”, tha Gërvalla në RTK.

- Advertisement -

Kjo sipas Gërvallës, tregon për një papjekuri të jashtëzakonshme.

“Zgjedhja e presidentit duhet të jetë një ditë feste e jo një ditë bllokade. Pse ndodhemi në këtë situatë është për qytetarin e pakuptueshme, sepse çfarë duhet të bëjë qytetari më tepër. Qytetari ka dalë hy herë në zgjedhje, dhe përsëri po ballafaqohet me rrezikun që të dalë edhe njëherë të tretë”, tha mes tjerash Gërvalla.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat