Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara konfirmoi se numri i ushtarakëve të lënduar ka kaluar shifrën 200, ndërsa sulmet me dronë kamikazë nga Teherani po godasin bazat në mbarë rajonin.
Kapiteti Tim Hawkins konfirmoi se ushtarët u plagosën në 7 shtete: Bahrein, Irak, Izrael, Jordani, Kuvajt, Arabi Saudite dhe Emirate. Shumica vuajnë nga traumat cerebrale pas sulmeve me dronë.
Deri tani 7 ushtarë u vranë nga sulmet dhe 6 në një aksident ajror. Masakra më e rëndë ndodhi më 28 shkurt në Kuvajt, ku një dron kamikaz la të vdekur 6 ushtarë në një qendër taktike.
SHBA dhe Izraeli kanë goditur 15 mijë objektiva në Iran, duke shkatërruar fabrikat e raketave. Admirali Brad Cooper konfirmoi se forcat amerikane kanë tashmë superioritet të plotë ajror.
Sekretari Pete Hegseth tha se 90% e të plagosurve kanë lëndime të lehta. Megjithatë, numri i të plagosurve rëndë është rritur në 10, ndërsa shumë ushtarë po shfaqin simptoma të traumave tani.
Operacioni po hyn në javën e tretë me synim asgjësimin e Teheranit. Megjithatë, sulmet e Iranit me dronë mbeten kërcënimi kryesor për sigurinë e trupave amerikane në rajon.



