Reagimi i Haradinajt: Solidaritet në momente të vështira
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas lajmit tronditës për vdekjen e tre punëtorëve kosovarë në Vjenë të Austrisë. Haradinaj e ka përshkruar ngjarjen si një humbje të madhe jo vetëm për familjet, por për të gjithë ata që i njohën viktimat.
“I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë. Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që i njohën. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!” — shkroi Haradinaj në Facebook



