spot_img
E enjte, 19 Mars, 2026
02:37
HomeKosova“Po zbatohet autonomia e bërë në Ohër” - Gruda: Marrëveshja për të...

“Po zbatohet autonomia e bërë në Ohër” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, elementet e asaj marrëveshjeje, të cilat ai i cilësoi si “autonomi” apo vetmenaxhim, tashmë po zbatohen në terren përmes mekanizmave të ndryshëm, përfshirë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

- Advertisement -

“Krejt kjo që po bëhet është implementimi i autonomisë që është bërë në Ohër. Sepse të gjitha pjesët e autonomisë që janë pranuar në Ohër, vetmenaxhimit që është quajtur atje, janë tashmë në terren. E ke draftin e Asociacionit që është sjell prej BE-së, që ka thënë nuk guxoni me ndërru. Dhe ai draft thotë se do të ketë një arbitrazh në Bruksel që kur rroken Asociacioni me Qeverinë e Kosovës nuk shkojnë në gjykatë por në Bruksel”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, ai ka kritikuar edhe përdorimin e termit “vetmenaxhim”, duke pretenduar se ai po përdoret si zëvendësim për termin Asociacion.

- Advertisement -

“Pjesa e dytë janë dokumentet speciale, pasaportat që i ka njohur BE –ja me liberalizim të vizave për serbët në veri. Të tretin e ke Elektroserverin, e ke rrymën më lirë se këtu. E ke universitetin paralel që  kanë më punuar këta që po iu japin leje,  e ke shkolla dhe spitalet paralele, krejt pjesët tashmë janë në terren. Këtu tash vetëm duhet me kombinu edhe me iu vnu një kopurtunë juridike që me u themelu autonomia, ajo është Marrëveshja e Ohrit vetmenaximit, dhe Kurti e ka futur fjalën vetmenaxhim vetëm për me hek fjalën Asociacion”, ka deklaruar tutje ai, raporton Dukagjini.

Këto deklarata vijnë pasi Qeveria e Kosovës ka rënë dakord të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, si dhe të njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe, në përpjekje për të lehtësuar zbatimin e ligjeve në fuqi.

Sorensen diskuton me përfaqësuesin e OKB-së për Ligjin për të Huajt

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat