spot_img
E enjte, 19 Mars, 2026
20:35
HomeKosovaIsh-gjenerali thotë se Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Ish-gjenerali thotë se Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve të ushtarëve serbë që Serbia i ka bërë pranë kufirit me Kosovën.

Këto stërvitje, u cilësuan si provokime dhe u pretendua se njësitë e që bënin pjesë në ushtrime ishin të njëjtat që thuhet se ushtruan kryekriminelin Milan Radoiçiq.

- Advertisement -

Lidhur me këtë zhvillim, në emisionin “Kosova Today” ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati tha se aleancën mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes po e përdorë presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi.

“Serbia është 99% në anë të Kinës dhe Rusisë, këtë e ka dëshmuar. Mendoj që armatosja e Serbisë vjen për arsye se politika e saj shoviniste, nacionaliste nuk ka lëvizur nga kursi i tyre”, u shpreh Kastrati në Klan Kosova.

- Advertisement -

Ndërsa, sa i përket blerjes së raketave nga Kina, Kastrati tha se kjo përbën rrezik për Kosovën.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat