spot_img
E premte, 20 Mars, 2026
00:15
HomeKosovaTahiri: Sot, në Hagë, e takova Presidentin po aq të fortë sa...

Tahiri: Sot, në Hagë, e takova Presidentin po aq të fortë sa në çdo vizitë tjetër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shkruan se që nga koha kur ish-presidenti Thaçi me shokë ndodhen në paraburgim, vizitat e tij “kanë qenë të shpeshta dhe shpesh të mbushura me emocione të forta”.

Ai njofton se ka qenë në Hagë, nga ku mes tjerash shkruan:

- Advertisement -

Sot, në Hagë, e takova Presidentin po aq të fortë sa në çdo vizitë tjetër. Ai po e përballon këtë padrejtësi me një ndjenjë të thellë krenarie, e cila mban gjallë shpirtin e popullit të Kosovës, një krenari që buron nga lufta për liri.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Vizitat e mia në Hagë gjatë këtyre viteve, që nga koha kur Presidenti Thaçi me shokë ndodhen në paraburgim, kanë qenë të shpeshta dhe shpesh të mbushura me emocione të forta.

Sot, në Hagë, e takova Presidentin po aq të fortë sa në çdo vizitë tjetër. Ai po e përballon këtë padrejtësi me një ndjenjë të thellë krenarie, e cila mban gjallë shpirtin e popullit të Kosovës, një krenari që buron nga lufta për liri.

Presidenti dhe shokët e tij janë shtylla të palëkundura, mbi të cilat qëndrojnë fort shteti dhe liria jonë.

Uroj që kjo të ketë qenë vizita ime e fundit në këtë vend dhe që shumë shpejt të takohemi në liri, në Kosovën për të cilën ai dha gjithçka.

Presidenti ju dërgon të fala nga Haga!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat