spot_img
E premte, 20 Mars, 2026
13:35
HomeKosovaBesimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Sot dita e parë e Fitër Bajramit

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, në Republikën e Kosovës, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

- Advertisement -

Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06:18, të cilit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste, duke theksuar se Bajrami është vetëm një ditë gëzimi, por njëkohësisht edhe një moment reflektimi për atë që besimtarët kanë arritur gjatë agjërimit.

- Advertisement -

Festa e Fitër Bajramit, sipas tij, është një ditë gëzimi, por njëkohësisht edhe një moment reflektimi për besimtarët që kanë arritur të agjërojnë.

“Të nderuar vëllezër e motra, sot është ditë e Bajramit, ditë e gëzimit, falënderimit dhe shpërblimit për ata që e përjetuan Ramazanin me besim dhe përkushtim. Është ditë kur në shpirtra Allahu shfaqet dhe zemrat mbushen me dritë e qetësi”, tha ai.

Ai shtoi se Ramazani nuk ishte një muaj që kaloi, por një shkollë që na mësoi durimin, vetëpërmbajtjen dhe na mundësoi afrimin te Zoti. “Në të mësuam të kontrollojmë vetën, të shtojmë adhurimin dhe të pastrojmë zemrat tona.”

“Bajrami si festë nuk është fundi i ibadetit, por fillimi i qëndrueshmërisë. Qytetarë të nderuar, morali është frymëzimi i bukur dhe i vlefshëm i Ramazanit… Ai erdhi që ne të largohemi nga padrejtësia, nga fjalët e këqija, nga përgojimi, arroganca, dhe të zbukurohemi me sinqeritet, butësi dhe drejtësi”, tha Tërnava, pos tjerash.

Myftiu Tërnava, në hytben e Fitër Bajramit, u bëri thirrje liderëve politikë për unitet, duke nënvizuar se interesat e shtetit dhe të shoqërisë duhet të vihen gjithmonë në radhë të parë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, kryesia e BIK-ut tradicionalisht organizon pritje për urim në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në 12:00.

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, “Vedat ef. Sahiti. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë nyftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Gjithashtu bëhet e ditur se me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uroi të enjten besimtarët myslimanë, në prag të festës së Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij të gjatë urues, myftiu Tërnava theksoi rëndësinë shpirtërore dhe morale të muajit të Ramazanit, duke kujtuar se agjërimi dhe lutjet i ndihmojnë besimtarët të pastrojnë zemrën, të forcojnë lidhjen me Zotin dhe të kultivojnë solidaritetin ndaj të tjerëve, raporton RTK.

Ai theksoi se Fitër Bajrami nuk është vetëm festë gëzimi, por edhe manifestim i vlerave më të larta njerëzore dhe hyjnore, duke nxjerrë në pah rëndësinë e faljes, dashurisë dhe përgjegjësisë morale ndaj shoqërisë.

Festa e Bajramit, shtoi ai, vjen si apel për paqe dhe mirëkuptim, sidomos në këtë kohë kur bota po përballet me konflikte dhe tensione të shumta.

“Le të jetë kjo festë një burim gëzimi, paqeje dhe shprese për të gjithë ju dhe familjet tuaja”, tha pos tjerash Tërnava.

Festa e Fitër Bajramit pason muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat