spot_img
E premte, 20 Mars, 2026
13:15
HomeKosovaKurti uron qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit

Kurti uron qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Mirëmëngjes dhe me fat të gjithëve Fitër Bajrami! Uroj që agjërimi dhe lutjet tuaja të jenë pranuar”, shkruan Kryeministri në mesazhin e tij. Ai thekson se kjo ditë e gëzimit dhe begative, e kaluar mes të afërmve, duhet të na gjejë më falënderues për të mirat që kemi, më solidarë me ata që kanë më pak dhe më të vëmendshëm ndaj përmirësimit si individë dhe si shoqëri”, ka shkruar mes tjerash ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes dhe me fat të gjithëve Fitër Bajrami!

- Advertisement -

Uroj që agjërimi dhe lutjet tuaja të jenë pranuar! Në mesin e begative që gëzojmë sot, të rrethuar me më të dashurit tanë, le të na gjejë kjo ditë feste për besimtarët myslimanë, dhe çdo ditë tjetër e vitit, edhe më falënderues për të mirat që kemi, më solidarë me nevojat e atyre që kanë më pak dhe më të vëmendshëm ndaj përmirësimit si individë dhe si shoqëri.

Në këtë ditë Bajrami, kur mëshira zbret dhe zemrat pastrohen, le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë. Kujdesi i vërtetë nuk lind nga shërimi, por nga mbrojtja. Në ushqimin që u japim, në trupin që ua mbrojmë dhe në dijen që ndriçon mendjen e shpirtin e tyre. Le të mos presim sprovën për të treguar mirësi, respekt dhe përkushtim ndaj fëmijëve.

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat