spot_img
E shtunë, 21 Mars, 2026
14:35
HomeKosovaMot i ndryshueshëm gjatë vikendit në Kosovë

Mot i ndryshueshëm gjatë vikendit në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira.

Sot pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 10 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

- Advertisement -

Ndërkaq, të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell. Temperaturat minimale do të mbeten nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat