spot_img
E shtunë, 21 Mars, 2026
15:10
HomeEkonomiTahiri: Politikat aktuale po detyrojnë bizneset të operojnë me humbje

Tahiri: Politikat aktuale po detyrojnë bizneset të operojnë me humbje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po i ‘lufton’ çmimet e naftës duke i detyruar bizneset të shesin me humbje.

Ai paralajmëroi se punëdhënësit dhe sidomos bizneset në vend janë në prag kolapsi, rrjedhimisht ekonomia e vendit në tërësi.

- Advertisement -

“Shteti funksional është në rrezik”, tha mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Punëdhënësit dhe sidomos bizneset në vend janë në prag KOLAPSI, rrjedhimisht ekonomia e vendit në tërësi. Shteti funksional është në rrezik.

PSE?

Çmimi i naftës dhe obligimet fiskale janë bërë të papërballueshme për secilin punëdhënës. Çdo ditë pa veprime konkrete në këtë situatë të pazakontë po i shtyn ndërmarrjet drejt mbylljes dhe po rrezikon mijëra vende pune.

Kjo qeveri po përpiqet të “luftojë” çmimet duke i detyruar bizneset të shesin me humbje. Kjo nuk është zgjidhje, por është recetë për falimentim.

Shtetet serioze nuk bëjnë populizëm me çmime artificiale.

ATO:

– ulin përkohësisht akcizën dhe TVSH-në

– subvencionojnë sektorët kritikë

– krijojnë rezerva strategjike shtetërore

– targetojnë ndihmën direkt te qytetarët

Përvoja nga Ukraina gjatë krizave të fundit dhe modeli i Japonisë me rezerva për afro një vit tregojnë qartë se si duhet vepruar.

Ndërkohë, tek ne kërkesa është minimale dhe urgjente:

– Lirimi i menjëhershëm i së paku 8 centëve nga TVSH-ja

– Heqja e akcizës për naftën, deri sa të stabilizohet situata.

Pa këtë ndërhyrje, një valë mbylljesh biznesesh dhe humbjesh të vendeve të punës është e pashmangshme.

Ironia është e madhe: nga njëra anë mburremi me rritje të të hyrave buxhetore, nga ana tjetër po e mbytim sektorin që i gjeneron ato.

Kjo nuk është menaxhim ekonomik, është një iluzion i rrezikshëm që do të paguhet shtrenjtë nga qytetarët.

Veproni sot. Nesër mund të jetë vonë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat