spot_img
E shtunë, 21 Mars, 2026
14:40
HomeKosovaShënohet Dita Botërore e Shëndetit Oral

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Oral

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Oral, Ministria e Shëndetësisë rikujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin e gojës dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në shëndetin e përgjithshëm.

Sipas njoftimit, shëndeti oral lidhet ngushtë me shumë sëmundje kronike, përfshirë ato kardiovaskulare dhe diabetin, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

Ministria thekson rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve orale përmes higjienës së rregullt, edukimit të vazhdueshëm të popullatës, si dhe sigurimit të qasjes së barabartë në shërbime dentare. Po ashtu, vëmendje e veçantë i kushtohet ushqyerjes së shëndetshme për ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe mishrave.

- Advertisement -

Me këtë rast, qytetarët inkurajohen të lajnë dhëmbët të paktën dy herë në ditë, të përdorin fijet dentare, të kufizojnë konsumimin e sheqernave dhe të vizitojnë dentistin rregullisht.

Ministria vlerëson se kujdesi për shëndetin oral përbën një investim afatgjatë për një jetë më të shëndetshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat