spot_img
E shtunë, 21 Mars, 2026
14:40
HomeKulturëPoezia, katalizator i vlerave universale dhe dialogut ndërkulturor

Poezia, katalizator i vlerave universale dhe dialogut ndërkulturor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

21 marsi shënon Ditën Botërore të Poezisë, e shpallur nga UNESCO në vitin 1999, me synim mbështetjen e diversitetit gjuhësor dhe promovimin e shprehjes poetike në mbarë botën.

E praktikuar gjatë historisë, në çdo kulturë poezia flet për vlerat e përbashkëta të njerëzve, duke e shndërruar poezinë në një katalizator të fuqishëm për dialogun dhe paqen.

- Advertisement -

Poezia është muzika e shpirtit e përkthyer në fjalë e cila ka fuqinë unike të tregojë histori të mëdha përmes pak vargjeve, duke na bërë ta shohim botën me një ndjeshmëri tjetër.

Dita Botërore e Poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh.

- Advertisement -

Në Shqipëri në kuadër të kësaj ditë organizohen aktivitete të ndryshme kulturore në shkolla, biblioteka dhe institucione të ndryshme.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përkujton poetin dhe mendimtarin e shquar Ndre Mjedja, një nga figurat më përfaqësuese të poezisë shqiptare të fillimshekullit XX.

Përmes botimit të parë të veprës Juvenilia, shtypur në Vjenë më 1917, rikthehet në vëmendje një krijimtari poetike që ndërthur kulturën klasike me ndjeshmërinë moderne dhe meditimin estetik.

Me vargun dinamik dhe vizionin humanist, Mjedja mbetet një zë themelor në formësimin e traditës poetike shqiptare dhe një urë lidhëse mes kulturës europiane dhe identitetit letrar kombëtar.

Fjala “poezi” rrjedh nga greqishtja poieo, që do të thotë “krijoj”. Që nga fillimet e qytetërimit, poezia është parë si një formë e fuqishme e shprehjes së ndjenjave dhe imagjinatës njerëzore. Një nga shembujt më të hershëm është Epi i Gilgameshit, që dëshmon për rrënjët e lashta të kësaj forme letrare.

Filozofi Aristoteli, në veprën e tij “Poetika”, e ndau poezinë në tri gjini kryesore: lirike, dramatike dhe epike, duke e konsideruar atë më universale se historia.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat