spot_img
E shtunë, 21 Mars, 2026
23:40
HomeKosovaDrejtësiaRasti i gazit lotsjellës në Kuvend: Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi e Baftiu lirohen...

Rasti i gazit lotsjellës në Kuvend: Haxhiu, Lekaj, Kadaj-Bujupi e Baftiu lirohen nga akuzat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu lidhur me akuzën për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Njoftimi u bë nga avokatët e tyre në një konferencë për media, ku u konfirmua se të akuzuarit janë liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës dhe janë shpallur të pafajshëm.

- Advertisement -

Burim Halili, avokat i kryeparlamentares Haxhiu, deklaroi se rasti ka qenë i stërzgjatur dhe se tashmë ekziston një vendim përfundimtar që i liron ata nga të gjitha akuzat.

“Zonja Haxhiu kishte mbajtur qëndrim të qartë kundër Asociacionit. Pastaj me rastin e zhvillimit të shumë ngjarjeve në atë kohë në parlament ishin ndaluar së bashku me deputetë të tjerë, ku ndaj tyre ishin ndaluar disa elemente, që ishin të dyshimta. Dhe është mbajtur një shqyrtim gjyqësor dhe asnjëherë nuk ka arritur që të vërtetohet se elementet e dyshimta kishin të bëjnë me vepër penale për çka se ato ishin ndaluar. Pastaj rasti ishte stërzgjatur, ku kishte shkuar dhe arritur pas dhjetë viteve e kemi edhe parashkrimin, ku në rastin konkret kemi vendim ku lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës Albulena Haxhiu dhe të tjerët”, pohoi Halili.

- Advertisement -

Ndërkaq, Musa Damati, avokat i Pal Lekajt, tha se Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin e saj duke konfirmuar pafajësinë e plotë të Lekajt, Haxhiut, Kadaj-Bujupit dhe Baftiut.

Ai shtoi se, pas dhjetë vitesh, rasti më në fund ka marrë epilog, duke vërtetuar pafajësinë e tyre në përputhje të plotë me ligjin.

“Klienti im, zotëri Pal Lekaj, është shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat me të cilat është ngarkuar në rastin e njohur për publikun, rastin e gazit lotsjellës. Pra kemi të bëjmë me rastin e njohur të hedhjes së bombolave të gazit lotsjellës, për të cilat janë pandehur dhe janë ngarkuar, dhe është rast i cili është shqyrtuar tashmë e dhjetë vite në organet e Kosovës”, tha ai. /RTK

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat