spot_img
E shtunë, 21 Mars, 2026
23:37
HomeKosovaAsociacioni rikthehet në fokus, BE kërkon veprime konkrete

Asociacioni rikthehet në fokus, BE kërkon veprime konkrete

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në një intervistë për gazetarë të disa mediave në gjuhën serbe ka folur për faktin që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe vazhdon të mos themelohet.

Orav ka thënë se pavarësisht faktit nëse diskutohet aktualisht për të ose jo, Asociacioni është aty dhe se një gjë të tillë e dinë Qeveria e Kosovës, Serbia dhe Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Diplomati evropian megjithatë ka paralajmëruar eksplorim të rrugëve diplomatike për ta shtyrë përpara këtë çështje, duke qenë se Kosova nuk po bën hapa për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese për skanim.

Ai ka thënë se BE mund të vazhdojë ta mbajë një qëndrim të tillë edhe për shumë gjatë, por nëse e di që draft-statuti nuk do të dërgohet në Kushtetuese, atëherë nga një qëndrim i tillë s’përfiton askush.

- Advertisement -

“Pra, në diplomaci, ne duhet të gjejmë mënyrat se si t’i trajtojmë këto çështje. Dhe tani, nëse e lexoni edhe një herë, ose dëgjoni, dua të them, nuk ka asnjë dokument, deklaratën e emisarit Serensen, ne e kemi marrë parasysh, duhet të bëhet, pa ndërprerje, komunitetin serb dhe dialogun e BE-së. Dialogu i Brukselit do të thotë dialog. Dialog, do të thotë gjithashtu Asociacion. Edhe nëse vjen më herët apo më vonë apo kështu me radhë, ai nuk është zhdukur, edhe nëse nuk u artikulua aq qartë, Asociacioni është aty. Dhe pastaj qeveria e di këtu, Beogradi e di, dhe emisari Serensen e di shumë mirë gjithashtu”, ka deklaruar Orav.

Draft-Statuti për themelimin e Asocaiconit të Komunave me Shumicë Serbe iu ishte prezantuar Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor 2023 nga atë kohë emisari, Miroslav Lajcak, përfaqësuesi i SHBA-së, Gabriel Escobar, dhe nga këshilltarë liderëcve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Ky draft-statut ishte mbajtur i fshehur për publikun.

Më 3 nëntor të vitit 2023, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se përfaqësuesit e “pesëshes së madhe” i kanë kërkuar garanci se nuk do ta publikojë draft-statutin për t’i shmangur “keqpërdorimet”.

Kurti ndonëse kishte deklaruar se nuk e kishte pranuar ende zyrtarisht draft-statutin, kishte ngulur këmbë se ai ishte shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës, më shumë sesa frymës së saj.

Kurti kishte shtuar se në draft-statut parashihet që ky dokument të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pse tashmë kanë kaluar tre vite. Madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë duke folur për Asociacionin, ka treguar se si ka rezistuar që të fillojë procesin e themelimit përgjatë gjithë këtyre viteve të qëndrimit në pushtet.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat