TRONDITET BOTA: DIANA DËNOHET! Diana Taherabad, vetëm 15 vjeçare, raportohet se do të ekzekutohet sot në Iran pas dënimit për pjesëmarrje në protestat kundër regjimit.
E mitura u arrestua gjatë valës së protestave të janarit 2026, ku u akuzua nga autoritetet iraniane për veprën “Moharebeh”, që në shqip do të thotë “Armike e Zotit”.
Raportet nga organizatat e të drejtave të njeriut flasin për një gjendje alarmante të saj në burgun e Karajit, ku thuhet se i është nënshtruar dhunës brutale dhe keqtrajtimeve të rënda gjatë 30 ditëve të fundit.
Alarmi për ekzekutimin e saj të menjëhershëm ka ngritur në këmbë aktivistët ndërkombëtarë, të cilët po kërkojnë ndërhyrjen e OKB-së për të ndaluar dënimin me varje që pritet të kryhet brenda pak orësh.
Diana Taherabadi, vetëm 15 vjeçare, raportohet se rrezikon ekzekutimin e menjëhershëm në Iran pas arrestimit të saj gjatë protestave të janarit 2026.
E mitura u prangos në shtëpinë e saj në Karaj dhe po përballet me akuzën e rëndë “Moharebeh” (Armike e Zotit), një term që regjimi e përdor për të justifikuar dënimet me vdekje ndaj protestuesve.
Ndonëse raportet në rrjetet sociale flasin për një ekzekutim brenda orës, organizatat ndërkombëtare si “Amnesty International” po verifikojnë urgjentisht gjendjen e saj për të ndaluar një akt të mundshëm fatal.
Ky rast ka ngritur alarm global mbi trajtimin e të miturve në burgjet iraniane, ku raportohet për dhunë sistematike dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut që nga fillimi i kryengritjes.



