spot_img
E hënë, 23 Mars, 2026
12:48
HomeKosovaDeçani përkujton 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”

Deçani përkujton 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Deçanit ka organizuar disa aktivitete për të shënuar 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, e zhvilluar më 24 mars 1998, kur luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bënë ballë rrethimit nga forcat policore serbe në fshatin Gllogjan të Deçanit.

“Epopeja e Dukagjinit” konsiderohet si fillimi i përballjeve frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe në Zonën Operative të Dukagjinit, në prag të përshkallëzimit të luftës në Kosovë.

- Advertisement -

Në përkujtim të kësaj date, Komuna e Deçanit ka organizuar disa aktivitete:

12:00 – Ekspozitë nga nxënësit e shkollave fillore

- Advertisement -

15:00 – Ekspozitë kushtuar “Epopesë së Dukagjinit”

19:00 – Koncert klasik nga Universiteti “Haxhi Zeka”

Kjo datë lidhet gjithashtu me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, e cila pati ndikim të rëndësishëm në përfundimin e luftës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat