spot_img
E hënë, 23 Mars, 2026
16:02
HomeKosovaTri vrasje brenda një jave tronditin Kosovën

Tri vrasje brenda një jave tronditin Kosovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kosova është përballur me një javë të rëndë, pasi tri raste të ndara vrasjesh kanë ndodhur brenda një periudhe të shkurtër kohore, duke nxitur reagime dhe shqetësime për nivelin e sigurisë dhe rendit publik në vend.

Ngjarja e parë u shënua të hënën e shkuar në Gjakovë, në orët e hershme të mëngjesit, ku një person 38-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Sipas raportimeve fillestare, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por pas disa orësh ai është vetëdorëzuar tek autoritetet. Gjatë incidentit mbeti i plagosur edhe një 29-vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor.

- Advertisement -

Rasti i dytë ndodhi të shtunën, ku një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht me vrasjen e njërit prej tyre. Autoritetet kanë bërë të ditur se një person është arrestuar në lidhje me këtë rast, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në zhvillim.

Ndërkohë, rasti i tretë u regjistrua mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac, në komunën e Podujevë.

- Advertisement -

Të dielën një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës. Rrethanat si dhe motivet ende janë të paqarta, por rasti është konfirmuar nga Prokuroria, derisa nuk është përmendur se ka pasur persona të tjerë të përfshirë.

I vrari është burrë, ndërsa dy të plagosurat janë gra.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat