spot_img
E hënë, 23 Mars, 2026
14:33
HomeRajoniProtesta e PD-së në Tiranë, reagon ashpër ambasada gjermane

Protesta e PD-së në Tiranë, reagon ashpër ambasada gjermane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ambasada gjermane reagoi ashpër pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike (PD) në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada gjermane “dënon dhunën e papranueshme”

- Advertisement -

“Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ambasada gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat