spot_img
E hënë, 23 Mars, 2026
20:55
HomeKosovaTakohen Osmani dhe Rudolph, biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend

Takohen Osmani dhe Rudolph, biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Presidenca njofton se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

- Advertisement -

Osmani vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në proceset kyçe të shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Me këtë rast, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Rudolph për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë gjatë mandatit të tij, duke rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës aleancën strategjike me Gjermaninë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat