spot_img
E hënë, 23 Mars, 2026
22:50
HomeKosovaArrestohet një person për krime ndaj civilëve në Matiçan të Prishtinës gjatë...

Arrestohet një person për krime ndaj civilëve në Matiçan të Prishtinës gjatë luftës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person me inicialet Z.S. është arrestuar nga hetuesit policorë, nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar Z.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile””, thanë Prokuroria Speciale dhe Policia në një komunikatë të përbashkët për media.

- Advertisement -

Sipas komunikatës, “i pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se  ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”.

“Brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, Prokuroria Speciale do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special kërkesën për paraburgim”, thuhet në komunikatë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat