spot_img
E martë, 24 Mars, 2026
14:35
HomeKulturëRama: Fyejt e Gramshit, trashëgimi e bukur e kulturës popullore

Rama: Fyejt e Gramshit, trashëgimi e bukur e kulturës popullore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gramshi, një nga zonat e pasura në Shqipëri për nga natyra dhe traditat, ruan edhe një veçanti tjetër kulturore: fyejt. Këto instrumente me tinguj të thellë dhe karakteristik, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit muzikor të krahinës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, momente nga performanca e një grupi popullor të Gramshit, në kupolën e Piramidës në kryeqytet.

- Advertisement -

Rama shprehet se tingujt e veçantë të fyejve të Gramshit, janë një trashëgimi e bukur të kulturës sonë popullore.

Fyejt e Gramshit konsiderohen një element i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore. Në të kaluarën, fyelli ka qenë një mjet komunikimi dhe shprehjeje emocionale për barinjtë në male. Përmes melodive të tij, ata shprehnin mallin, gëzimin apo vetminë, duke krijuar një lidhje të veçantë midis njeriut dhe peizazhit përreth.

- Advertisement -

Fyejt e Gramshit nuk janë thjesht instrumente muzikore, ato janë një simbol i identitetit, historisë dhe shpirtit të një komuniteti. Ruajtja dhe promovimi i tyre mbetet një qasje e përbashkët në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat