spot_img
E enjte, 26 Mars, 2026
11:25
HomeKulturëBombat e Lirisë, katër gra lexojnë fragmente nga libri “Kohë kurorash” në...

Bombat e Lirisë, katër gra lexojnë fragmente nga libri “Kohë kurorash” në 27-të vjetorin e Bombardimeve të NATO-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në përvjetorin e 27-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër regjimit serb të ushtruar në Kosovë, do të orgnizohet mbrëmje letrare me leximin e fragmenteve nga libri “Kohë kurorash”, libër që është shkruar nga katër gra kosovare e të cilat kanë treguar përjetimet e tyre edhe përgjatë kësaj periudhe.

Mirlinda Ahmeti, Shqiponja Vokshi, Shukrie Morina dhe Lona Kadriu janë autoret e këtij libri që është përuruar para një viti, e që këtë vit do të vjen me një format tjetër, me leximin e fragmenteve që na kujtojnë periudhën e para 27 viteve.

- Advertisement -

Ky lexim letrar do të mbahet më 26 mars në KultPlus Caffe Gallery, ngjarje kjo që do të fillojë prej orës 19:00. Mbrëmja është e hapur për të gjithë adhuruesit e rrëfimeve dhe kujtesës, sikurse që janë të ftuar që në këtë mbrëmje të tregojnë edhe rrëfimet e tyre të përjetuara përgjatë asaj periudhe. /KultPlus

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat