spot_img
E mërkurë, 25 Mars, 2026
13:48
HomeKosovaHoxha: Kosova, prioritet kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha: Kosova, prioritet kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, ku është vënë në thelb forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Në një shkrim në “X”, Hoxha e ka cilësuar takimin si shumë miqësor, ndërsa theksoi se Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë, duke rikujtuar se këtë qëndrim ia ka konfirmuar më herët edhe ministrit Glauk Konjufca.

- Advertisement -

Sipas tij, gjatë takimit u rikonfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e partneritetit të veçantë Shqipëri – Kosovë dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Ky bashkëpunim do të konkretizohet përmes koordinimit më të ngushtë institucional, rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe avancimit të projekteve të përbashkëta me rëndësi strategjike, veçanërisht në sektorët e sigurisë, energjisë, infrastrukturës dhe arsimit.

Hoxha ka nënvizuar gjithashtu se Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqishëm forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe procesin e integrimit të saj euroatlantik.

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat