spot_img
E mërkurë, 25 Mars, 2026
14:40
HomeKosovaHaradinaj kujton 25 marsin 1999: ndër ditët më të dhimbshme të historisë...

Haradinaj kujton 25 marsin 1999: ndër ditët më të dhimbshme të historisë sonë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të vrarët nga regjimi serb në tri fshatra të komunës së Rahovecit, Celinë, Fortesë dhe Brestoc në 27- vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se 25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë.

- Advertisement -

Sipas tij, regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ata janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë.

25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë. Regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive.

Sot, në përkujtim të kësaj sakrifice, ndajmë dhimbjen me familjarët që kujtojnë më të dashurit e tyre: 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc.

Plagët e asaj kohe mbeten të hapura, ndërsa kujtimi i viktimave na obligon të mos harrojmë kurrë dhe të kërkojmë drejtësi.

Lavdi të rënëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat