Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për erëra të forta që pritet të godasin vendin, duke shkaktuar rrezik për dëmtime materiale.
Sipas meteorologëve, era do të jetë e kategorizimit të verdhë, por shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 85 km/h, shifër kjo që konsiderohet mjaft e rrezikshme.
IHMK bën thirrje për kujdes të shtuar, pasi mund të ketë dëmtime të pronave, thyerje të degëve nëpër pyje dhe probleme serioze në qarkullimin e transportit.
A janë institucionet e emergjencës gati për të ndërhyrë në rast të bllokimeve apo dëmeve të mëdha që mund të shkaktohen gjatë orëve në vijim???



