Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i është përgjigjur akuzave të LDK-së për pasaktësinë e njehsorëve elektrikë, duke kujtuar se ato janë vendosur dhe hetuar pikërisht në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër.
Bajqinovci ka theksuar se orët e tipit “Iskra” janë montuar nga KEDS-i gjatë viteve 2014–2017, periudhë kjo kur dikasteri i Tregtisë dhe Industrisë udhëhiqej nga Hykmete Bajrami.
Sipas deputetit të mazhorancës, një hetim për këto njehsorë ishte nisur pikërisht në atë kohë, andaj ai ka sfiduar Lumir Abdixhikun që ta pyesë kolegen e tij se çfarë ndodhi me rezultatet e atij hetimi.
Ndërsa LDK-ja pretendon se njehsorët matin kohën gabim, Bajqinovci kërkon llogaridhënie nga ish-ministrat e asaj kohe, duke pyetur se pse nuk u ndëshkua askush për abuzimet e mundshme me faturat e qytetarëve???



