spot_img
E enjte, 26 Mars, 2026
21:25
HomeSiguriaUshtriaThirrje nga Maqedonci: Të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e...

Thirrje nga Maqedonci: Të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e FSK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë për rekrutim në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e konkursit.

Përmes një postimi publik, Maqedonci ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar karrierë me dinjitet, përgjegjësi dhe profesionalizëm.

- Advertisement -

“Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Shfrytëzo këtë mundësi për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar një karrierë me dinjitet, përgjegjësi dhe profesionalizëm. Bëhu ushtar i Kosovës!”, ka shkruar Maqedonci.

Aplikimi për rekrutim mund të bëhet online përmes platformës zyrtare të FSK-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat