spot_img
E premte, 27 Mars, 2026
15:24
HomeKosovaKosova dhe Panama heqin vizat diplomatike, drejt liberalizimit edhe për qytetarët

Kosova dhe Panama heqin vizat diplomatike, drejt liberalizimit edhe për qytetarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë bërë një hap të ri në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënshkruar një marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që theksoi gatishmërinë e të dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin dhe lidhjet diplomatike.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare me Panamanë; nisin diskutimet për liberalizimin edhe për pasaportat e rregullta

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, përmes nënshkrimit të marrëveshjes për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike.

Gjatë takimit dypalësh që i parapriu nënshkrimit, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.

Po ashtu, u dakordua që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat