spot_img
E premte, 27 Mars, 2026
17:25
HomeKosovaKurti udhëton drejt Francës: Drekë pune me presidentin Macron

Kurti udhëton drejt Francës: Drekë pune me presidentin Macron

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit (ZKM).

Gjatë qëndrimit të tij në Paris, kryeministri Kurti pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm bilateral, i cili do të pasohet nga një drekë pune me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

- Advertisement -

Kjo vizitë vjen në një moment kyç për proceset diplomatike të Kosovës, ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin ndërshtetëror, integrimet evropiane dhe zhvillimet e fundit politike në rajon. Takimi në pallatin „Élysée“ shënon një tjetër hap në forcimin e raporteve mes Prishtinës dhe Parisit zyrtar.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat