spot_img
E shtunë, 28 Mars, 2026
12:48
HomeKosovaKurti tregon temat dhe kërkesat që ia paraqiti Macronit gjatë drekës

Kurti tregon temat dhe kërkesat që ia paraqiti Macronit gjatë drekës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për takimin që ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris.

Kurti, ka bërë të ditur se gjatë takimit ai i ka kërkuar presidentit francez mbështetjen e Francës në rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë.

- Advertisement -

“Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë’’, ka shkruar Kurti mes tjerash.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Pata kënaqësinë sot të zhvilloj vizitë dhe të kem drekë pune në Pallatin Elize në Paris me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Për rreth dy orë diskutuam për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian, si dhe për përkushtimin e Republikës së Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Nga Presidenti Macron kërkova mbështetjen e Francës në rrugën tonë drejt integrimit në BE e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë. Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë.

Falenderoj Presidentin Macron për pritjen e përzemërt dhe mbështetjen e Republikës së Francës në ecjen e Republikës sonë përpara.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat