Sot mbushen 50 vjet nga shkrepja e kësaj fotoje.
Ishte 28 marsi i vitit 1976, kur tenori i mirënjohur Haxhi Tafaj fitoi Festivalin e Këngës Popullore, me këngën “Shqipëri ti s’ke pleqëri”, e kompozitorit Tish Daija.
ATSH sjell këtë foto të Haxhi Tafajt (1925–2005), një nga zërat e spikatur të skenës shqiptare dhe ndër anëtarët e parë të Korit të Shtetit, më pas solist i Teatrit të Operës dhe Baletit deri në vitin 1976.
Tafaj përfaqësoi Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare në Berlin, Bukuresht, Varshavë dhe në shumë vende të tjera, duke interpretuar me mjeshtëri role nga operat shqiptare dhe ato botërore, si dhe këngë popullore, romanca e balada. /atsh



