spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
12:41
HomeKosovaPrishtina“Prishtina në hartën e kapitalit global”

“Prishtina në hartën e kapitalit global”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti është duke e organizuar një konferencë të madhe për investitorët amerikanë.

“American Investor Conference 2026”, sipas Ramës, po organizohet në partneritet me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

- Advertisement -

“Prishtina po hyn në hartën e kapitalit global! Kryeqyteti po organizon ‘American Investor Conference 2026’ në partneritet me Odën Amerikane në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë”, shkroi Rama në Facebook.

Sipas tij, në këtë konferencë do të fillojnë marrëveshje të ndryshme, teksa potencoi se tregjet globale do të hapen në Prishtinë.

- Advertisement -

“Sepse, na duhet zhvillim. Investime globale. Treg i hapur. Kosovë-ShBA. Prishtina: Investime Përtej Pritjeve”, shkroi kreu i Prishtinës.

Konferenca do të mbahet nga data 28 deri më 30 prill.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎金 AMERICAN INVESTOR CONFERENCE 2026 PRISHTINA NVESTNG BEYONO PARSHTNANVESTINGAREYLROEXEI EXPEOTAT TIONS 28-30 APRIL 2026 Drganizm: ty INEHTINA with support supportfrom:l from מרוס AMCHAM U.S. EmbassyPristina Embassy Pristina PRISHTINA INVESTING BEY ND EXPECTATIONS‎"‎

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat