Organet policore në Prizren janë duke zhvilluar një operacion të madh në lagjen Janina, për të luftuar aktivitetet e paligjshme që lidhen me narkotikët dhe fenomenin e fajdeve.
Këto aktivitete të paligjshme kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve të Prizrenit, duke krijuar një situatë të vështirë për qytetin, i cili është një nga më të mëdhenjtë në Kosovë.
Operacionet kundër narkotikëve dhe fajdeve janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të policisë për të reduktuar krimin dhe për të rritur sigurinë në qytet.
Të dy këto fenomene janë konsideruar si sfida serioze për stabilitetin e komunitetit, dhe veprime të tilla nga organet e rendit synojnë të mbrojnë qytetarët dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës në Prizren, thonë burimet e storm• brenda policisë së Prizrenit.