Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shpreh mbështetjen e saj për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
PDK thekson se ‘kjo protestë është një reagim i drejtë qytetar dhe kombëtar për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave, të familjeve të tyre dhe të vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës’.
“Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri”, theksoi kjo parti.
PDK thotë se mbrojtja e së vërtetës për luftën është një detyrim shtetëror dhe moral.
“Duke ruajtur të vërtetën, ne njëkohësisht nderojmë viktimat dhe sakrificën e tyre”, tha PDK.
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve dhe bën thirrje për mobilizim qytetar



